Partner.al kërkon një Menaxher Shitjesh në Tiranë, për një kompani të suksesshme të marketingut dixhital.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Të identifikojë klientët potencialë;
  • Të kontaktojë klientët potencialë;
  • Të takojë klientët potencialë dhe të prezantojë kompaninë sipas direktivave të kompanisë;
  • Të japë një feedback real në lidhje me klientët potencialë;
  • Të dergojë ofertat tek klientët potencialë
  • Të mbajë marrëdhënien me klientët potencialë deri në momentin e lidhjes së kontratës me kompaninë.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare. Preferohen degët Administrim Biznesi, Marketing;
  • Të paktën dy vite eksperiencë në shitje;
  • Njohuri të mira të paketës MS Office;
  • Preferohet me njohuri mesatare të gjuhës Angleze;
  • Leje drejtimi klasi B;
  • Sens përgjegjësie;
  • I vetëmotivuar;
  • Insistues për të arritur rezultatet e pritshme.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment