Partner.al kërkon një Kryeredaktor/e në Tiranë, për një revistë të re me fokus ekonomik.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Leximi dhe vlerësimi i artikujve përpara botimit;
- Planifikimi i kontenteve për tu botuar dhe ndërveprimi me autoritetet mësipër për aprovim;
- Të sigurojë që afatet kohore respektohen;
- Të sygjerojë ndryshime në projekte kurdoherë që është e nevojshme;
- Koordinimi i punëve në departamente të ndryshme në çdo moment që ndërhyrja e tij/saj është e nevojshme;
- Të sigurojë që imazhi i revistës të jetë në lartësinë e duhur.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Diplomë Universitare në Gazetari;
- Të paktën pesë vite eksperiencë në gazetari;
- Njohuri të mira të paketës MS Office;
- Preferohet me njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Aftësi të mira në menaxhimin e kohës;
- Aftësi për të supervizuar grupe individësh;
- Aftësi të mira në motivimin e staff-it.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment