Partner.al kërkon një Agjent Shitjesh për Bizneset e Vogla dhe të Mesme në Tiranë, për një kompani të suksesshme reklamimi dhe promocioni.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Identifikimi i bizneseve të vogla dhe të mesme që po ndërtohen ose restaurohen;
  • Kontakti me menaxherët përkatës ose personat vendimmarrës në këto biznese;
  • Komunikimi me klientët potencialë, nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta, e-mail, telefon, takime etj, lidhur me prezantimin e produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga kompania;
  • Menaxhimi i procesit të shitjes në tërësi;
  • Realizimi dhe arritja e objektivave të shitjes në vazhdimësi;
  • Raportimi i saktë dhe në kohë i shitjeve / takimeve.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare. Preferohen degët Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomik, ose degë inxhinierike.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office.
  • Preferohet me njohuri mesatare të gjuhës Angleze
  • Leje drejtimi klasi B
  • Aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Aftësi shumë të mira në organizimin , planifikimin dhe koordinimin e punës;
  • Dëshirë për të punuar me kolegë në një ambjent dinamik shitjesh;
  • Dëshirë për të mësuar, për të marrë iniciativa të reja dhe person kreativ;

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment