Partner.al kërkon një Key Account Manager në Tiranë, për një kompani të suksesshme që operon në fushën e produkteve të ndriçimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi i një portofoli ekzistues klientësh për shitje produktesh ndriçimi;
- Mbajtja e kontakteve me persona me influencë si Inxhinierë Elektrikë, Arkitektë, apo Menaxherë Firmash Ndërtimi;
- Identifikimi i objekteve që po ndërtohen ose restaurohen;
- Kontakti me menaxherët përkatës të objekteve për ofrimin e produkteve të ndriçimit;
- Menaxhimi i procesit të shitjes në tërësi;
- Arritja e objektivave të shitjes;
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Aftësi shumë të mira në organizimin, planifikimin dhe koordinimin e punës;
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë mbaruar studimet universitare. Preferohen degët Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomik, Inxhinieri Elektrike, ose Inxhinieri Elektronike.
- Të paktën dy vite eksperiencë në shitje.
- Njohuri të mira të paketës MS Office.
- Preferohet me njohuri mesatare të gjuhës Angleze
- Leje drejtimi klasi B
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment