Partner.al kërkon një Menaxher Rajonal Shitjesh për Ballkanin, për një kompani të suksesshme të tregëtimit të artikujve të letrës dhe kartonit. E cila operon në Kosovë, Greqi, Maqedoni, Mal i Zi etj.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kërkon dhe synon klientë të rinj, inicion planet e veprimit për t’u siguruar mundësi të reja për kompaninë
- Është përgjegjës për zhvillimin dhe kryerjen e aktiviteteve të shitjes në tregun e tij të caktuar;
- Përcakton kërkesat e biznesit të klientit dhe nëse produktet që konsiderohen janë të përshtatshme;
- Mirëmban të dhëna të sakta për të gjitha raportimet, shitjet dhe raportet e aktivitetit të paraqitura nga mbikëqyrësi i tij;
- Mirëmban njohuri të hollësishme për produktet ose shërbimet e kompanisë;
- Përgatit përmbledhje/prezantime të nevojshme për vlerësimin pjesor/të plotë të Propozimit. Përdor mjete të njohura pune si p.sh. MS Project, Excel, PowerPoint etj;
- Përmbush detyra të reja të caktuara nga kompania në kuadër të arritjes së misionit dhe qëllimit të saj.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë kryer studimet e larta ( preferohen ato pasuniversitare gjithashtu) në degët e Menaxhim Biznesi;
- Të ketë të paktën 3-5 vjet eksperiencë pune në profilin e studimeve të larta të kryera, dhe jo më pak se 3 vjet I angazhuar në shitje;
- Njohje të shkëlqyer të gjuhës angleze;
- Çertifikime në fushën e Menaxhimit përbën avantazh;
- Njohje të mirë të gjuhes serbe/greke përbën avantazh;
- Aftësi prezantuese;
- Aftësi komunikimi me shkrim dhe me gojë;
- Aftësi në përdorimin e mjeteve si MS Project, MS Visio, MS Excel,Finance 5;
- I orientuar ndaj zbatimit të afateve, aftësi koordinuese dhe komunikim të mirë në grup.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment