Partner.al kërkon një Arkitekt/e Part-Time në Tiranë, për një kompani të suksesshme që operon në fushën e sistemeve të sigurisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Të asistojë dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Zyrat Arkitekturore;
  • Merr pjesë në konsulencën e projekteve sipas kërkesës së kompanisë;
  • Te mësojë anën teknike të produkteve në mënyrë që të dijë të krijojë skeda teknike dhe të japë informacione;
  • Përdorim i programeve arkitekturore për projektet që lind nevoja;
  • Të përmbushë në afatet e kërkuara detyrat që i përcaktohen nga kompania.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare për Arkitekturë;
  • Minimalisht 2 vite eksperiencë në fushën e arkitekturës;
  • Njohuri të mira të paketës MS Office;
  • Të zoterojë Programet Autocad, dhe Programet 3D si Sketchup ose 3D Max;
  • Të zoterojë aftësi menaxheriale dhe për të punuar në grup;
  • Të jetë individ i komunikueshëm dhe energjik;
  • Njohuritë e mira në gjuhën Angleze përbën avantazh.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment