Partner.al kërkon një Menaxher Rajonal Shitjesh në Tiranë, për një kompani të suksesshme distribucioni që operon në treg që prej vitit 1994.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kërkon dhe synon klientë të rinj;
- Është përgjegjës për zhvillimin dhe kryerjen e aktiviteteve të shitjes në tregun e tij të caktuar;
- Përcakton kërkesat e biznesit të klientit dhe nëse produktet që konsiderohen janë të përshtatshme;
- Mirëmban të dhëna të sakta për të gjitha raportimet, shitjet dhe raportet e aktivitetit të paraqitura nga mbikëqyrësi i tij;
- Mirëmban njohuri të hollësishme për produktet ose shërbimet e kompanisë;
- Përgatit raporte mbi performancën e shitjes;
- Përmbush detyra të reja të caktuara nga kompania në kuadër të arritjes së misionit dhe qëllimit të saj.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë kryer studimet e larta;
- Të ketë të paktën 3-5 vjet eksperiencë në distribucion;
- Njohje të shkëlqyer të gjuhës angleze;
- Aftësi prezantuese;
- Aftësi komunikimi me shkrim dhe me gojë;
- Aftësi në përdorimin e mjeteve si Webflex, Paketa Office;
- I orientuar ndaj zbatimit të afateve, aftësi koordinuese dhe komunikim të mirë në grup.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment