Partner.al kërkon një Specialist/e Marketingu në Korçë, për një kompani të suksesshme që operon në fushën e shërbimeve për hoteleri turizëm.

Detyrat dhe përgjegjësitë: Ndihmon ne pergatitjen edhe implementimin per hartimin e strategjise dhe buxhetit marketing.

  • Jep suportin e tij në rishikimin e procedurës marketing mbi bazën e eksperiencës së përditshme ne
  • përputhje me kerkesat e departamentit dhe  kompanisë;
  • Do të pjesë e grupit për hartimin dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu, i cili detajon aktivitetet e vitit që perkojnë me objektivat e miratuara të kompanisë ose klientit;
  • Kryen studime tregu dhe konkurence sipas planeve strategjike që kompania ka dhe direktivave që merr nga drejtuesit;
  • Pjesë e Grupit për ideimin dhe dizenjnimin e shërbimeve apo produkteve të reja që kompania ofron në treg ose të kërkuara nga klientët;
  • Ndihmon në përgatitjen e strategjisë për targetimin e klientëve ekzistues dhe të rinj, si dhe hartimin e planit të punës për fushatat e marketingut tek ta në raport me interesat dhe profilin;
  • Zbaton planin e veprimit dhe skedulet për të identifikuar targete specifike/klientë të rinj dhe zhvillon mënyren e kontaktit me ta;
  • Ruan dhe rifreskon të dhënat e klientëve të rinj dhe ekzistues në Regjistrin e Klientëve të Kompanisë;
  • Shkruan dhe publikon artikuj PR për komaninë apo projektin dhe është përgjegjës për monitorimin e tyre;
  • Përgatit dhe zbaton strategjinë e komunikimit për mediat online sipas një kalendari të përcaktuar dhe bën monitorimin periodik të ecurisë;
  • Vlerëson efiçencën e fushatave marketing në raport me kthimin e kontaktit dhe aspektit financiar;
  • Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brenda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
  • Merr pjesë në evente të ndryshme si trade shows, seminare, konventa, open house;
  • Manaxhimi i website të kompanisë dhe çdo fushatë apo materiali promocional që kompania ka;
  • Menaxhimi i marrdhënieve me agjencitë e reklamave dhe palët e treta;
  • Përgatit dhe dorëzon raporte javore dhe mujore periodike në lidhje me efektivitetin e fushatave por edhe mbi planin e punës personale;
  • Detyra të tjera që i caktohen.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Më shumë se 2 vite eksperiencë pune në marketing dhe menaxhim;
  • Diplomë e arsimit të lartë preferuar në fushën e Ekonomisë dhe Marketingut;
  • Kualifikime dhe trajnime në fushën e Marketingut;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi ,ndërtimi i marrëdhënieve të sukseshme me klientët;
  • Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime;
  • I dedikuar, pozitiv dhe punetor;
  • Të posedoj liçensë për drejtim automjeti;
  • Të jetë fleksibel kur është e nevojshme;
  • Njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike, MS Office.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment