Partner.al kërkon një Menaxher/e Shitjesh në Tiranë, për një kompani të suksesshme që operon në fushën e produkteve të pastrimit profesional.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Planifikon, drejton, organizon dhe kontrollon aktivitet e shitjes;
- Përgjegjës për planifikimin, drejtimin, organizimin dhe monitorimin e ekipit të shitjes;
- Implementon në mënyrë të suksesshme strategjinë e shitjes;
- Në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm përcakton targetin për të gjithë ekipin e shitjeve që ka nën supervizim;
- Monitorn ekzekutimin e planeve në mënyrë që të sigurohet realizimi i objektivave;
- Harton grafikun e punës për të gjithë strukturat vartëse;
- Koordinon dhe organizon punën e përditshme sipas prioriteteve kohore;
- Të mbështesë dhe të orjentoj stafin gjatë përmbyshjes së detyrave të tyre ditore;
- Kontribon në planin e porosisë së stokut nëpërmjet parashikimit të shitjeve në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm;
- Përshtat produktet e kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkesave të tregut;
- Zhvillimi dhe ruajtja e marrdhënieve me klientë dhe zgjerimi i portofolit;
- Negocion me klientët për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat dhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
- Përgatit ofertat. Bën takime me përfaqësues të kompanive të ndryshme si dhe për projekte konsulence, projekte aktuale dhe projekte të ardhshme të kompanisë;
- Ndjek marrëveshjet e kleringut, për t’i finalizuar me afatet e kërkuara;
- Rifreskim i databazës së klientëve;
- Njohje shumë e mirë e tregut dhe studim i konkurrencës;
- Kryen trajnimet e stafit të brendshëm të kompanisë si dhe trajnime me projekte të ndryshme;
- Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit;.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë përfunduar studimet e larta ( Menaxhim & Marketing);
- Aftësi të mira organizative dhe negociuese;
- Njohuri të mira të përdorimit të paketës office;
- Mbi 3 vite eksperiencë pune të ngjashme;
- Kërkohet fleksibilitet;
- Të bashkëpunojë me stafin për të gjitha detyrat ;
- Kërkohet etikë pune;
- Vendbanimi : Tiranë
- Mosha : 30-45 Vjeç
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment