Partner.al kërkon një Project Manager në Tiranë, për një kompani të suksesshme që operon në fushën e tregtimit të produkteve të Sigurisë dhe Telekomunikacionit në Shqipëri dhe rajon.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Planifikon, realizon dhe finalizon projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Projekt-Preventivit);
  • Garanton marrjen dhe ekzistencën e informacionit teknik-financiar nga kompania dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit;
  • Interpreton dhe realizon në plan pune objektivat e projektit duke mbikqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë;
  • Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove;
  • Zhvillon fushata periodike prokurimi në funksion të projektit dhe nevojave të kompanisë për produktet që kërkohen për zbatimin e tij dhe sipas kontratës të nënshkruar;
  • Ndjek dhe finalizon kontratën me furnitorët e rinj ose ekzistues, pas fushatës së prokurimit;
  • Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin me grupet e punës dhe materialeve;
  • Përfaqëson kompaninë me palë të treta për çeshtjet e lidhura me projektin;
  • Mbikqyr dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre;
  • Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar studimet e larta për Inxhinieri Elektrike/Elektronike;
  • Eksperienca të mëparshme në projektim dhe menaxhim projektesh;
  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e sistemeve të sigurisë dhe telekomunikacionit;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Aftësi të mira menaxheriale, koordinuese, organizuese dhe planifikuese;
  • Kërkohen individ energjik dhe të vetmotivuar.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment