Partner.al kërkon një  Menaxher Dyqani në Durrës, për një kompani të suksesshme që operon në fushën e retail-it të artikujve për fëmijë.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Menaxhon dhe monitoron stokun e dyqanit në tërësi si të marketit edhe të magazinës duke u kujdesur për sigurinë e produktit.
  • Monitoron ekspozimin e produkteve dhe zbaton politikat e merchandise-in në dyqan duke marrë rol aktiv në procesin e vendimarrjes;
  • Kontrollon pranimet e furnizimeve, transfertave dhe lëvizjet e tjera të stokut nga palët e treta;
  • Kontrollon veprimet monetare të arkës së dyqanit dhe sigurohet që ato të kryhen në përputhje me standartet e kompanisë dhe në siguri absolute;
  • Kontrollon veprimet monetare të kasave të dyqanit dhe sigurohet që ato të kryhen në përputhje me standartet e kompanisë dhe në siguri absolute;
  • Kontrollon shpenzimet mujore të marketit dhe sigurohet që ato të jenë nën buxhet;
  • Koordinon punën e punonjësve operacional, supervizorëve, merchandiserit si dhe price specialist;
  • Harton me kujdes orarin e punës për të gjithë stafin e dyqanit bazuar në procedurën e brendshme të kompanisë dhe në një planifikim sa më eficent të proceseve operacionale;
  • Është përgjegjës për trajnimet e stafit të të gjitha niveleve brenda dyqanit, kujdeset për efektivitetin e trajnimit, shpejtësinë dhe cilësinë e përshtatjes të stafit të ri;
  • Bën porosi në sistem duke konsideruar stokun e marketit, shitjet ose porositë e klientëve.
  • Raporton vazhdimisht për studimet e tregut në lidhje me konkurencën;
  • Mban përgjegjësi për stokun e dyqanit dhe inventarin dhe merr masa korrigjuese, parandaluese për rezultate të kenaqshme.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Arsim i lartë;
  • Të paktën dy vite përvojë në menaxhim (Retail përbën avantazh);
  • Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera;
  • Aftësi organizative dhe drejtuese;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe punë në grup;
  • Aftësi për tu përballur me situata të ndryshme të momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klientëve shërbim efikas në çdo kohë.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment