Partner.al kërkon një Agjent Shitjesh në Tirane, për një kompani lider në treg, e specializuar në tregtimin me shumicë dhe pakicë të veglave të punës
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Analizon nevojat e klientëve dhe bashkëpunon me ta për zgjidhjen e nevojave te tyre;
- Merr porositë tek klientët ekzistues dhe i informon për produktet që kompania ofron;
- Viziton pikat e shitjes të zonës që mbulon sipas programit ditor;
- Prezanton në menyre profesionale markat që kompania tregton;
- Mirëmban klientët ekzistues dhe është në menyrë të vazhdueshme në kërkim të klientëve të rinj;
- Respekton cmimet e vendosura nga kompania;
- Përgatit planin ditor dhe raporton tek supervizori i tij;
- Përgatit analiza mujore për shitjet mujore duke u bazuar në target-in e tij;
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë arsim të lartë ose i mesëm (Diploma universitare përbën avantazh)
- Eksperienca e ngjashme së paku 2 vite, përbën avantazh;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
- Të jetë i aftë tv punojë në grup;
- Të posedojë leje drejtimi;
- Të ketë njohuri të mira të programit Office;
- Përbën avantazh njohuria në përdorimin e programeve financiare;
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Vendosni Subjec per vendin vakant qe do te aplikoni. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment