Partner.al kërkon një Area Manager në Tiranë, për një kompani të suksesshme distribucioni produktesh kozmetike dhe parukerie.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Area Menaxher është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqaneve dhe per
mbarevajtjen e tyre në përputhje me standartet e vendosura nga kompania; - Menaxhon, organizon, monitoron, trajnon dhe vlerëson punën e ekipit të shitjes;
- Identifikon dhe zhvillon masa konkrete për realizimin dhe tejkalimin e objektivave;
- Përgjegjës për inventarizimin dhe kontrollin e stokut në dyqane;
- Përgjegjës për implementimin e standarteve Merchandising në dyqane;
- Përgatit planet mujore dhe vjetore te Marketingut në përputhje me udhëzimet dhe
politikat e kompanisë; - Propozon oferta sezonale për promocionin e produkteve duke bashkëpunuar ngushtë me
stafin e shitjeve dhe punëdhënësin; - Njeh dhe ndjek tendencat e fundit te biznesit;
- Organizon anketime me klientet për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të
ardhmen; - Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe disiplinës në punë nga stafi ne
varesi;
Kualifikimet e këruara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet dega Administrim Biznesi;
- Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme, në menaxhim dhe
shitje; - Aftësi shumë të mira analitike, planifikimi dhe menaxhimi;
- Njohuri shumë të mira të paketës MS Office;
- Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze;
- Aftësi shumë të mira organizuese dhe përcaktim prioritetesh;
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe në të shkruar me vartësit dhe me klientët;
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment