Partner.al kërkon një Brand Manager në Tiranë, për një kompani të suksesshme distribucioni eskluzive që operon në hipermarkete dhe supermarkete në industrinë e FMCG.

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Bën analiza të tregut dhe biznesit, anketat për monitorimin e çmimeve, përcaktim të çmimeve dhe promovim të strategjive;
  • Përgatitja e buxheteve, planeve dhe elementeve marketing në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit;
  • Monitorimi dhe zbatimi i aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në përputhje me objektivat e miratuara të kompanisë;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element për të rritur shitjet;
  • Të kujdeset dhe të forcojë imazhin e brandit të kompanisë me ide kreative;
  • Analizon prezencën e produkteve në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun)
  • Hulumton zona të ndryshme në mënyrë të vazhdueshme me qëllim zgjerimin e portofolit të biznesit dhe produkteve;
  • Pergjegjes për inplementimin e standarteve të Marchandisering.

Kualifikimet e këruara për pozicionin:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë, preferohen në Ekonomik/Marketing;
  • Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë pune në fushën menaxheriale me produkte të konsumit;
  • Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
  • I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
  • Aftesi te mira negociuese,organizative dhe menaxheriale;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;
  • Të ketë leje drejtimi të kategorisë B.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al 

Add Comment