Partner.al kërkon një Data Analyst në Tiranë,për një kompani të suksesshme që operon në fushën e distribucionit të kafesë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Hartimin e raporteve ditore, javore dhe mujore mbi performancën Shitjeve;
- Realizon mbledhjen e të dhënave nga burime të ndryshme për qëllime të raportimit dhe analizës;
- Mbledh dhe analizoin të dhënat në mënyre që të vleresojnë performancen e shitjeve mujore dhe vjetore te kompanise;
- Siguroni informacione për departamentet mbi tendencat, vlerat dhe atributet që dalin nga raportet e përpiluara;
- Ruajtja e raporteve dhe kontrolleve për të përmbushur nevojat specifike të departamenteve dhe ekipeve të ndryshme në të gjitha nivelet e udhëheqjes;
- Sigurimi i kompanisë me raporte ‘ad hoc’ dhe analiza në kohë dhe të sakta;
- E perditesuar me modelin aktual të biznesit dhe proceset e kompanisë;
- Sigurimi i një cilësie / saktësie / standardi të lartë të punës dhe shërbimit me të gjithë departamentet;
- Kontribuon në mënyrë aktive në mbledhjet e brendshme siç kërkohet;
- Realizon detyrat shtesë nga eprori sipas nevojës dhe kryen detyra të tjera që mund të caktohen herë pas here.
Kualifikimet e këruara për pozicionin:
- Të ketë mbaruar studimet universitare preferohet në një nga degët e Fakultetit Ekonomik;
- Të paktën dy vite experience ne profil te ngjashem;
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, si dhe programeve financiare;
- Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhen Angleze dhe Italiane (të shkruar dhe të folur)
- Të ketë aftësi shumë të mira për zgjidhjen e situatave të ndryshme me efikasitet;
- Te jete e paraqitshme, e komunikueshme dhe e sjellshme;
- Të jetë korrekte në zbatimin e detyrave që i ngarkohen;
- Shkathtësi të shkëlqyera analitike;
- Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment