Partner.al kërkon një Menaxher/e Marketingu në Tiranë, për një kompani të suksesshme shitjesh retail të artikujve për fëmijë dhe aksesorë shtëpie.

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Përgatitja e strategjive të marketingut;
  • Analizon trendetet e tregut dhe rekomandon ndryshime në strategjitë e marketingut dhe zhvillimit të biznesit bazuar në analizat dhe feedback-un;
  • Përgatit dhe shpërndan buxhetin e marketingut;
  • Mbikëqyr krijimin dhe realzimin e njoftimeve për shtyp, reklamave dhe materialeve të tjera të marketingut;
  • Realizon mbledhjen dhe analizimin e feedback-ut nga klientët;
  • Mbështet dhe pasuron të gjitha perceptimet e jashtme per kompaninë dhe rritjen e pjesës së tregut;
  • Angazhon konsumatorët nëpermjet mediave sociale;
  • Thellon marrëdhëniet me të gjitha mediat për të siguruar sa më efektivisht përçimin e mesazhit dhe pozicionimin ekompanisë;
  • Udhëhëq të gjitha fushatat e gjenerimit dhe prodhimit të përmbajtjes në të gjitha platformat e medias;
  • Ndërmer iniciativa të mirë-llogaritura bazuar në analizime të të dhënave;
  • Angazhon organizata të tjera brenda komunitetit;
  • Bashkëpunon me shitjet dhe ndihmon për zhvillimin e aktiviteteve strategjike të partneritetit, implementon planin strategjik dhe skemën ekzekutive për mundësitë e identifikuara;

Kualifikimet e këruara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet dega Administrim Biznesi, profili Marketing;
  • Të ketë minimumi 3-5 vite eksperiencë pune në kete pozicion;
  • Aftësi shumë të mira analitike, planifikimi dhe menaxhimi;
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office;
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës Angleze;
  • Aftësi shumë të mira organizuese dhe përcaktim prioritetesh;
  • Të jetë etik në marrëdhënie me kolegët;

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al 

Add Comment