Partner.al kërkon një Menaxher Rajonal në Tirane, për një kompani që operon prej 13 vitesh në fushën e distribucionit te kafesë dhe produkteve të tjera të konsumit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizimin e punës së agjentëve të shitjes qe ka në varesi,për një zonë të caktuar;
- Ndjekjen e mbarevajtjes së klienteve ekzistues;
- Kryerja e bisedave për arritje ne nje marveshje me klientet e rinj te gjeneruar nga agjentet;
- Zgjerimi i tregut dhe rritja e nivelit te shitjeve sipas objektivave të kompanisë.
- Koordinimi me Departamentin e Asistences teknike.
- Bashkëpunimi me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive të duhura për arritjen e objektivave.
- Pergatitja e raportimeve periodike për Menaxherin e Pergjithshem.
- Informimi në mënyre të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Arsim i lartë, Fakulteti Ekonomik përbën avantazh;
- Përvojë e mëparshme jo më pak se 3 vjet në pozicione të ngjashme;
- Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
- Të jetë person i shkathët dhe energjik;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
- Gjuhët e huaja përbëjnë avantazh;
- Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme:rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment