Partner.al kërkon një Menaxher Shitjesh për Zonën e Shkodrës, për një klient i cili distribuon Verë.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Punon në bashkëpunim me stafin e shitjes për arritjen e objektivave individuale;
  • Kryen kërkime tregu të vazhdueshme mbi klientë potencial dhe konkurrencën;
  • Prezanton dhe reklamon produktet, gjatë takimeve të organizuara me klientët;
  • Menaxhon dhe mirëmban përmes takimeve dhe telefonatave portofolin e klientëve ekzistues dhe atyre të rinj;
  • Përmbush takime të vazhdueshme me klientë të rinj dhe bën follow-up të tyre deri në mbylljen e kontratave;
  • Ofron të gjithë mbështetjen e nevojshme dhe zgjidhjen e problemeve;
  • Arrin target-et e vendosura me qëllim rritjen e kompanisë;
  • Informon mbi produktet dhe ofertat e kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta;
  • Të ketë ambicje dhe aftësi të mira komunikuese dhe negociuse;
  • Të jetë i/e përkushtuar dhe me disiplinë në punë;
  • Njohuri shumë të mira të përdorimit të paketës Office;
  • Mbi 3 vite eksperiencë pune të ngjashme (preferohet në industrinë e FMCG);
  • Të jetë i/e gatshëm për të punuar jashtë orarit, nëse do të jetë e nevojshme;
  • Të bashkepunojë me stafin për të gjitha detyrat;
  • Të jetë etik në marrëdhënie me kolegët;
  • Të disponojë leje drejtimi automjeti të kategorisë B;

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment