Partner.al kërkon një Financier/e në Tiranë,për një klient i cili zhvillon aktivitetin në fushën e shtypit komercial dhe botimeve të ndryshme prej 10 vitesh.

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Të prezantojë tek Përgjegjësi i kompanisë dokumentet dhe materialet e prodhuara nën
    përgjegjësinë e tij/saj;
  •  Regjistrimi  i faturave të blerjeve dhe shitjeve, rakordimi i të ardhurave;
  •  Regjistrimi i veprimeve të magazinës, rakordimi në lidhje me levizjet e artikujve dhe
    materialeve dhe inventarizimi;
  • Kontroll i detajuar i të ardhurave dhe shpenzimeve të kompanisë dhe analizë sipas njësive;
  •  Përgatitja në mënyrë periodike e raporteve financiare për shoqerinë;
  • Njeh klientët dhe rakordon ndjekejen e dibitorëve;
  • Ndjekjen dhe monitorimin e marëdhënieve me furnitorët e shoqërisë dhe kryerjen e
    rakordimeve në mënyrë periodike.

Kualifikimet e këruara për pozicionin:

  •  Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike; preferohet në Financë-Kontabilitet.
  • Përqëndrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat;
  • Te ketë minimumi 3 vite eksperiencë;
  •  Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe në përdorimin e programeve financiare;
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al 

Add Comment