Partner.al kërkon një Brand Manager në Tiranë, për një klient i cili operon prej 18 vitesh në fushën e distribucionit të importit në industrinë e FMCG.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
•Zbaton planet e marketingut për marken duke gjetur menyra specifike pozicionimi në treg
me qellim përmiresimin e prezencës dhe vizibilitetit të markës.
•Sigurohet që të gjitha aspektet e marketingut dhe aktiviteteve të produktit të përputhen
me etiken dhe qëllimet e markës.
•Identifikon, vlerëson dhe plotëson nevojat e klientëve bazuar në politiken dhe strategjinë
fitimprurëse dhe komerciale të kompanisë.
•Qendron i informuar në zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja.
•Monitoron prezencën e produkteve dhe siguron mbështetjen e tyre me marketing.
•Menaxhon dhe promovon zhvillimin e produkteve/markave të reja në bashkepunim me
departamentet e tjerë të kompanisë.
•Vendos dhe zhvillon marrëdhenie të qëndrueshme midis kompanisë dhe klientëve.
•Kërkon mundesi të reja të marketingut që përshtaten me markën dhe maksimizojnë
mundesitë për rritje.
•Planifikon dhe zhvillon masa konkrete për realizimin dhe tejkalimin e objektivave.
Kualifikimet e këruara për pozicionin:
•Diplomë Universitare në Ekonomi, dega Menaxhim Biznes, preferohet profili Marketing;
•Minimum 3 vite eksperiencë pune në pozicion Brand Marketing në industrinë e FMCG;
•Aftesi të shkëlqyera të komunikimi;
•Aftesi analitike në kerkim tregu, parashikim dhe menaxhim.
•Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane, të folur dhe të shkruar.
•Aftesi të shkëlqyera në përdorimin e paketës Office.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment