Partner.al kërkon një Kuzhinier/e për një klient i cili menaxhon një Restorant lokalizuar në një qëndër tregtare që operon në treg prej 6 vitesh.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të jetë i/e aftë në përgatitjen e kategorive Sallatë, Brumëra, Mish/skare, Peshk;
- Përgjegjës për përgatitjen dhe paraqitjen e ushqimit në mënyrë sa më tërheqëse për klientelen;
- Të planifikojë përgatitjen e ushqimit dhe të kujdeset për cilësinë e tij;
- Të jetë i/e përgjegjshëm për trajtimin dhe konservimin e ushqimit;
- Mbikëqyr, organizon dhe udhëzon personelin tjetër të kuzhinës, për t’u siguruar se porositë dhe recetat e ushqimit janë të përgatitura saktë dhe në kohë;
- Të sigurojë mirëmbajtjen dhe higjienën maksimale në kuzhinë;
- Të jetë i/e aftë të përcaktojë llojet dhe sasinë e ushqimit që nevojitet për tu përgatitur;
- Kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
- Te jetë i/e aftë të planifikoje orarin e gatimit.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune si kuzhinier;
- Edukim formal apo joformal në gastronomi/kulinari, shkollim i mesem/i lartë;
- Njohja shumë të mirë të rregulloreve të perpunimit dhe ruajtjes së ushqimit;
- Njohje shumë e mirë e procedurave HACCP;
- Të jetë komunikues dhe bashkëpunues me stafin e kuzhinës;
- Të jetë i/e detajuar, i/e shpejtë dhe i/e saktë;
- I/e motivuar për punë;
- Te jete i/e aftë për të punuar nën presionin e kohës
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment