Partner.al kërkon një Menaxher për Marrëdhëniet me Publikun (PR), për një Cocktail Bar në
zonën e Ish-Bllokut në Tiranë..
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të njohë shumë mirë funksionimin e një lokali;
- Të krijojë një klimë të mirë bashkëpunimi me stafin e lokalit;
- Tregon perkushtim maksimal për klientelën;
- Përgjegjës për gjenerimin e klientëve të rinj;
- Përgjegjës për organizimin e eveneteve dhe festimeve të kërkuara nga klientët;
- Përgjegjës për organizimin e eveneteve promocionale në lokal;
- Përgjegjës për promocionet dhe fushatat marketing;
- Kujdeset qe klientët të marin shërbimin maksimal ne lokal.
Kualifikimet e këruara për pozicionin:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë, preferohet PR, Gazetari, Shkenca Komunikimi etj;
- Të njohë programet e paketës MS Office;
- Të njohë një gjuhë të huaj, perferohet gjuha Angleze;
- Të ketë kapacitet për përfaqësimin dhe promovimin e lokalit;
- Të jetë i/e aftë për të zgjidhur problemet e ndryshme me përgjegjësi dhe efektivitet;
- Të jetë fleksibël me oraret e punë sipas nevojave të lokalit;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi në grup;
- Të jetë i/e motivuar në realizimin e kërkesave të punës;
- Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës;
- Të karakterizohet nga korrektësia dhe besueshmëria.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment