Partner.al kërkon një Audit I Brendshëm në Tiranë, për një klient i cili operon prej 18 vitesh në fushën e distribucionit të importit në industrinë e FMCG.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Analizon çdo departament të shoqerisë, veçanërisht Departamentin e Financës;
- Kontrollon, verifikon dhe vlerëson veprimtaritë e departamenteve/filialeve & punën individuale të punonjësve të shoqërisë për të përcaktuar përputhshmërinë me rregulloret, standartet, proçedurat dhe politikat e shoqerisë;
- Zhvillon dhe menaxhon sistemin e informatizuar të regjistrimit dhe raportimit të auditit të brendshëm;
- Kryen kontrolle dhe verifikime të proçedurave të ndjekura gjatë proçeseve të punës , përpilon raportet përkatëse dhe ben sugjerime;
- Bashkerendon dhe menaxhon angazhimin e departamenteve apo punonjësve përkates ne proçesin e kryerjes së auditimit të brendshëm;
- Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat e siguruara gjatë proçesit të auditimit dhe përpilon raporte informative për drejtuesit e shoqerisë;
- Ndjek dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të auditimeve të mëparshme, të miratuara nga Drejtuesit.
Kualifikimet e këruara për pozicionin:
- Diplome Universitare e Fakultetit Ekonomik, preferohet dega Financë -Kontabilitet;
- Eksperiencë rreth 10 vjeçare në Auditim, avantazh eksperienca në FMCG;
- Njohës shume i/e mirë i legjislacionit financiar/tatimor;
- Aftësi të spikatura analitike dhe raportimi;
- Aftësi shumë të mira komunikimi;
- Përdorues shumë i/e mire i Programeve financiare dhe MS Office.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment