Partner.al kërkon një Teknik Elektriçist , për një Hotel prestigjioz të sapo hapur në një zonë shumë të preferuar në Tiranë.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  •  Përgjegjës i Asistencës Teknike dhe Mirëmbajtjes;
  • Të njohë dhe interpretojë Skemat elektrike të fuqisë dhe komandimit;
  • Të njohë dhe interpretojë Skemat e qarqeve elektronike të fuqisë dhe kontrollit;
  • Përgjegjës për zgjidhjen e problematikave dhe avarive në sistem;
  • Njohuri mbi instalimet elektrike TM/TU dhe instalimet e sistemeve AC/DC të sigurisë dhe kontrollit.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Kërkohet arsimi i mesëm Profesional, arsimi i lartë përbën avantazh;
  • Minimalisht 4 vite eksperiencë në këtë profil;
  • Certifikim zanati;
  • Të ketë njohuri nga ana hidraulike, për rregullimin e avarive të vogla;
  • Të jetë i motivuar dhe dinamik;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.

Të gjithë  kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment