Partner.al kërkon një Supervizor Rajonal i Shitjeve në Tiranë, për një klient i cili operon prej
18 vitesh në fushën e distribucionit të importit në industrinë e FMCG.  

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Menaxhimi i një zone të caktuar dhe i një numri agjentësh Pre-Seller që do të ketë
    në varësi;
  • Shitjet në klientët e mëdhenj, zgjerimi i tregut dhe rritja e nivelit të shitjeve sipas
    objektivave;
  • Ndjekja e porosive në çdo hallkë deri në mbylljen e proçesit;
  • Planifikimi dhe koordinimi i shitjeve sipas strategjisë të kompanisë;
  • Bashkëpunimi me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive të duhura për arritjen e objektivave;
  • Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientët;
  •  Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e numrit të klientëve;
  •  Përgatitja e raportimeve periodike, sipas kërkesave nga eprori i drejtperdrejtë;
  •  Informimi në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas;
  •  Çdo detyrë tjetër në lidhje me funksionet e tij të caktuar nga eprorët e drejtëpërdrejtë;
  • Zbatimi i Rregulloreve të Brendshme të Shoqërisë dhe legjislacionin në fuqi.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet Fakulteti Ekonomik;
  •  Përvojë në pozicione të ngjashme mbi 3 vjet, avantazh ekperiencë në FMCG;
  • Njohuri në perdorimin e programeve financiare dhe Paketës Office;
  •  Aftësi komunikimi dhe menaxheriale;
  •  Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Të gjithë  kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment