Partner.al kërkon një Menaxher Shitjesh Preseller në Tiranë, për një klient i cili operon prej
19 vitesh në fushën e distribucionit në industrinë e FMCG.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi i shitjeve ne një zone të caktuar dhe agjentëve që do të ketë në varësi;
- Menaxhimi i shitjeve në klientët e mëdhenj, zgjerimi i tregut dhe rritja e nivelit të shitjeve sipas objektivave;
- Ndjekja e porosive në çdo hallkë deri në mbylljen e proçesit;
- Planifikimi dhe koordinimi i shitjeve sipas strategjisë të kompanisë;
- Bashkëpunimi me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive të duhura për arritjen e objektivave;
- Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientët;
- Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e numrit të klientëve;
- Përgatitja e raportimeve periodike, sipas kërkesave nga eprori i drejtperdrejtë;
- Informimi në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas;
- Çdo detyrë tjetër në lidhje me funksionet e tij të caktuar nga eprorët e drejtëpërdrejtë;
- Zbatimi i Rregulloreve të Brendshme të Shoqërisë dhe legjislacionin në fuqi.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet Fakulteti Ekonomik;
- Përvojë në pozicione të ngjashme mbi 3 vjet, avantazh ekperiencë në FMCG;
- Njohuri në perdorimin e programeve financiare dhe Paketës Office;
- Aftësi komunikimi dhe menaxheriale;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment