Partner.al kërkon një Menaxher/e Blerjesh në Tiranë, për një klient i cili operon në fushën e tregtimit te mobiljeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Njeh mirë gamën e produkteve që mbulon;
  • Kryen porositë për produkte tek furnitorët dhe ndjek statusin e porosisë në sistemin e furnitorit perkatës;
  • Përcakton dhe propozon çmimet optimale të blerjes, është pjesë e diskutimeve dhe vendosjes së çmimeve;
  • Përzgjedh dhe propozon furnitorë potencialë që përmbushin kërkesat dhe kushtet e kompanisë;
  • Monitoron prezencën e produkteve dhe siguron mbështetjen e tyre në marketing;
  • Menaxhon dhe promovon zhvillimin e produkteve të reja në bashkëpunim me departamentet e tjera të kompanisë;
  • Identifikon dhe zhvillon masa konkrete për realizimin dhe tejkalimin e objektivave;
  • Përgjegjës për mbarëvajtjen e kontakteve me partnerët ndërkombëtarë;
  • Përgatit planin vjetor të Marketingut në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë;

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese me furnitorë të huaj dhe shqiptar;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera analitike, planifikimi dhe menaxhimi;
  • Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet dega Administrim Biznesi;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës MS Office;
  • Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
  • Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane;
  • Të jetë e disponueshme për të lëvizur jashtë vendit;
  • Te disponoje leje drejtimi te klasit B;

Të gjithë  kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment