Partner.al kërkon një Account Manager në Tiranë, për një klient i cili operon në tregun
Shqipëtar prej 16 vitesh në fushën e marketingut, promocionit dhe PR.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  •  Realizimi i objektivave të (vendosura nga kompania). Njohja shumë e mire e tregut dhe
    shfrytezimi optimal i mundësive që ofron ky treg.
  • Ndjekja e ecurisë së kompanive dhe
    shërbimeve që ofrojnë konkurrentet;
  • Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët, furnitorët, distributorët
    dhe aktorët e tjerë në treg. Këshillimi dhe gjetja e zgjidhjeve për klientët;
  • Njohje shumë e mirë e skuadrës promocionale dhe pozicionimi i çdo anëtari atje ku mund të
    japë maksimumin;
  • Pjesemarrja aktive në procesin e rekrutimit dhe të përzgjedhjes së anëtarëve të skuadrës së
    tij;
  • Kujdesi për brandet, imazhin dhe për asetet e kompanisë;
  • Shtimi i panderprere i njohurive dhe aftësive personale e profesionale. Raportimi i rregullt
    mbi bazen e standardeve te vendosura nga kompania;
  •  Kujdesi dhe mbështetja për çdo aktivitet të organizuar nga kompania në të gjithë territorin
    e Shqipërise;
  •  Gatishmeria për të bërë çdo detyrë tjetër që i kërkohet nga kompania;
  •  Gjetja e klientëve të rinj dhe mirëmbajtja e atyre ekzistues;
  •  Prezantimi në PPT për fushatat e marketingut;
  •  Mbajtja e marredhenieve afatgjata me klientin;
  •  Ofertat financiare për klientët e jashtëm të kompanisë;
  •  Ndjekja e debitorëve të jashtëm të kompanisë;
  •  Komunikimi me furnitorët dhe me cmimet e tregut.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet dega Administrim Biznesi, profili Marketing;
  • Studimet Master profili Marketing jane;
  •  Të ketë 2-5 vite eksperiencë pune në kete pozicion;
  •  Aftësi shumë të mira analitike, planifikimi dhe menaxhimi;
  •  Njohuri shumë të mira të paketës MS Office, PPT dhe Fotoshop;
  •  Njohje shumë të mirë të gjuhës Angleze;
  •  Aftësi shumë të mira organizuese dhe përcaktim prioritetesh;
  •  Të jetë etik/e në marrëdhënie me kolegët;
  •  Te zoteroje leje drejtimi automjeti te kategorise B.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment