Partner.al kërkon një Sous-Chef (ndihmës shef) për një klient i cili menaxhon një Bar-Restorant në një nga zonat më të frekuentuara  të Tiranës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Ndihmon në krijimin e recetave të reja dhe I  shkruan ato në menu;
  • Sigurohuni që të gjitha artikujt e ushqimit janë përgatitur sipas standarteve të recetave te krijuara nga shefi kuzhines;
  • Ndihmon në përgatitjen dhe paraqitjen e ushqimit në mënyrë sa më tërheqëse për klientelen;
  • Sigurohet që kuzhina të ketë standarde të larta kulinare;
  • Kujdeset per Menaxhimin e blerjeve dhe ruajtjes së ushqimit;
  • Të jetë i përgjegjshëm për trajtimin dhe konservimin e ushqimit;
  • Mbikëqyr dhe organizon  personelin tjetër të kuzhinës, për t’u siguruar se porositë dhe recetat e ushqimit janë të përgatitura saktë dhe në kohë;
  • Të sigurojë mirëmbajtjen dhe higjienën maksimale në kuzhinë;
  • Të jetë i/e aftë të përcaktojë llojet dhe sasinë e ushqimit që nevojitet për tu përgatitur;
  •  Kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
  • Te jetë i/e aftë të planifikoje orarin e gatimit.
  • Drejtion kuzhinën ne mungese te shefit

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë mbi 1 vite eksperiencë pune si ndihmës shef;
  • Edukim formal apo joformal në gastronomi/kulinari, shkollim i mesem/i lartë;
  • Njohja shumë të mirë të rregulloreve të perpunimit dhe ruajtjes së ushqimit;
  •  Njohje shumë e mirë e procedurave HACCP;
  • Të jetë komunikues dhe bashkëpunues me stafin e kuzhinës;
  • Të jetë i detajuar, i shpejtë dhe i saktë;
  •  I motivuar për punë;
  • Te jete i aftë për të punuar nën presionin e kohës.

Të gjithë  kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment