Partner.al kërkon një Sales Representative B2B në Tiranë, për një kompani lider ne tregun ndërkombëtar të produkteve IT, mobile dhe elektroshtëpiake.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Prezantimi i produkteve & shërbimeve tek klientët ekzistues dhe potencial;
- Menaxhimi i ciklit të shitjeve, kryen kërkime tregu të vazhdueshme mbi klientë potencial dhe konkurrencën;
- Menaxhon dhe mirëmban përmes takimeve dhe telefonatave portofolin e klientëve ekzistues dhe atyre të rinj;
- Gjeneron telefonata te vazhdueshme për të zhvilluar takime me klientë potencial;
- Përmbush takime të vazhdueshme me klientë të rinj dhe bën follow-up të tyre deri në mbylljen e kontratave;
- Gjeneron kontrata të reja shitje shërbimesh duke shtuar portofolin e klientëve të kompanisë;
- Zhvillon dhe zbaton planin e punës në funksion të planit të biznesit dhe objektivave të kompanisë;
- Raporton në mënyrë periodike për drejtuesit.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë mbaruar shkollën e lartë në një nga degët Menaxhim Biznesi, Marketing ose degë të ngjashme;
- Të ketë eksperiencë në shitje B2B jo më pak se dy vjet;
- Të ketë ambicje dhe aftësi të mira komunikuese dhe negociuse;
- Të ketë iniciativë dhe të orientohet drejt rezultateve;
- Të jetë konfident, fleksibël, elokuent dhe entuziast;
- Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe brenda afateve;
- Të zotërojë mirë MS Office.
- Të disponojë leje drejtimi automjeti të kategorisë B;
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment