Partner.al kërkon një Asistente Finance në Tiranë, për një klient i cili operon në importin e bimëve dekorative.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  •  Kujdeset për ҫështjet administrative të zyrës;
  • Organizon takimet në kohë dhe me përpikmëri;
  • Asiston në përgatitjen e dokumentacionit dhe materialeve të nevojshme;
  • Përpunon dhe rregjistron dokumentacionion e plotë të veprimtarisë së magazinave, fletë- hyrjet dhe fletë-daljet si dhe ndjek llogaritë inventariale të tyre;
  • Ben kontroll të përditshem të gjëndjes fizike të arkës  dhe rakordon me gjëndjen sipas librit të arkës.
  • Përpunon dhe rregjistron dokumentacionin e plotë të blerjeve.
  • Raporton tek shefi i financës për mabrëvajtjen e punës.
  • Sipas kërkesës kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës;

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare, një nga degët e Fakultetit Ekonomik;
  • Të paktën një vite eksperiencë pune si asistente finance;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe programeve financiare;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi shumë të mira për zgjidhjen e situatave të ndryshme me efikasitet;
  • Të jetë korrekte në zbatimin e detyrave që i ngarkohen;

Të gjithë  kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem vendosni në subject titullin e pozicionit për të cilin që do të aplikoni. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment