Partner.al kërkon një Shef/e Finance në Tiranë, për një klient i cili operonë në sektorin e prodhimit dhe shitjes së konstruksioneve metalike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhon, kontrollon dhe mbikqyr departamentin e Financës;
- Të njohë shumë mirë programet financiare Alpha dhe Financa 5;
- Koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare & raporteve financiare;
- Zbaton rigorozisht procedurat e financës & kontabilitetit;
- Kontrollon miratimin dhe përpunimin e të ardhurave & shpenzimeve, mirëmbajtjen e llogarive;
- Kontrollon përgatitjen e listës së pagave dhe pagesat e perfitimeve për stafin;
- Siguron që të dhënat janë mbajtur në përputhje me standardet e pranuara të auditimit;
- Analizon kontrollin e kostos dhe shpenzimet;
- Përgjegjëse per pasqyrat financiare, listëpagesat, deklarimin e taxave;
- Përgjegjëse për organizimin dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar;
- Përgjegjëse për komunikimin dhe koordinimin e punës me Institucionet e tatim taksave;
- Përgjegjëse për manaxhimin e inventarit, aktiveve të qendrueshme;
- Përgjegjëse për analiza të ardhurash dhe shpenzimesh;
- Asiston në koordinimin e të gjitha proceseve me palët e treta për cështjet financiare të shoqërisë.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë kryer arsimin e lartë Ekonomik, preferohet në Finance/Kontabilitet;
- Mbi 5 vite eksperiencë të ngjashme;
- Përdoruese shume e mire e paketes MS Office dhe Programeve financiare;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
- Aftësi shumë të mira analitike;
- Aftesi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit nen varësi.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.
Add Comment