Partner.al në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të tij është duke kërkuar kandidatë të përshtatshëm për pozicionin HR Specialist.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Skanim i CV-ve të ardhura në adresë të Partner.al;
- Menaxhim i proçesit të grumbullimit dhe seleksionimit të CV-ve;
- Hartimi i Profilit të Kandidatit;
- Mbledhja e referencave për kandidatët potencialë;
- Rekomandimi i kandidatëve dhe hartimi i raporteve të vlerësimit për kandidatët potencialë;
- Zhvillimi i intervistave me kandidatët që përmbushin kriteret;
- Menaxhimi i axhendës së intervistave;
- Koordinimi i intervistave të kandidatëve potencial me klientin;
- Proçesi follow-up dhe marrja e feedback;
- Mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët dhe kandidatët;
- Menaxhimi i databazës së punësimit;
- Hartimi dhe postimi i njoftimeve të punësimit;
- Përdorja e metodave bashkëkohore në zhvillimin e procesit Hunting;
- Si dhe detyra të tjera që do t’i ngarkohen nga eprorët.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë mbaruar studimet e larta, preferohet profil në Shkenca Sociale;
- Diplomë Master në fushën e Burimeve Njerëzore përbën avantazh;
- Të ketë të paktën një vit eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
- Aftësi të mira menaxhuese, koordinuese, organizuese dhe planifikuese;
- Kërkohen indidvid energjik dhe të motivuar;
- Kërkohet fleksibilitet.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment