Partner.al kërkon një Graphic Designer për një kompani lider në tregtimin me shumicë dhe pakicë të veglave të punës si edhe aksesorëve që lidhen me to.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të zhvilloj materiale grafike print si broshura, fletëpalosje, katalogë e materiale të tjera të lidhura me brandin e shoqërisë, projektet/shërbimet, si edhe fushata specifike;
- Të zhvilloj materiale elektronike si banera online, email marketing, grafika levizese, videoanimation dhe videographics;
- Të përmirësoj dhe standardizoj brandin e shoqërisë në të gjithë materialet vizuale print dhe dixhitale;
- Të zhvilloj materiale vizuale/video e materiale të tjera dixhitale në funksion të rrjeteve sociale të shoqërisë dhe projekteve;
- Të mirëmbaj e website-t e shoqërisë, dhe rrjetet sociale dhe projekteve dhe te koordinoj proceset lidhur me rishikimin vizual/grafik të tyre;
- Formulimi grafik i materialeve marketuese (detajet e paraqitjes së produktit ) Hanging card/ Labels/Blister Card/Inner box/Outer box (shipping marks)/Product Design;
- Të zhvilloj dhe mirëmbaj strategjinë e prezencës së shoqërisë dhe projekteve në media sociale dhe platformat online, në të gjithë kanalet dixhitale;
- Të planifikoj fushata dixhitale lidhur me promovim të website-ve të shoqërisë dhe projekteve duke planifikuar dhe monitoruar fushatat, emailet masive, reklamimet online, google adwords, etj;
- Të mirëmbaj blog-s të shoqërisë dhe të pasuroj me informacion të vazhdueshëm mbështetur në një kalendar fushatash dhe në varësi të projektit/shërbimit;
- Për personelin në varësi (nëse ka) ti mësojë proceset e punës dhe të kontrollojë performancën, rezultatet dhe të mbikqyrë sipas rastit kryerjen e detyrave përkatëse.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë, preferohet Grafik Dizajner;
- Eksperienca e ngjashme së paku 3-5 vite, përbën avantazh;
- Njohuri të shkëlqyeshme në Adobe Illustrator, InDesign, Photoshop, Corel Draw, Micrososft Office (Word, Excel, Powerpoint) dhe aplikacione tjera të ngjajshme;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
- Të jetë i aftë të punojë në grup;
- Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe kreativitet, të ofroj ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës, dhe të ketë vëmendje të përkushtuar ndaj detajeve;
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment