Partner.al kërkon një Head of Security, për një klient i cili operon në sektorin e financimit për blerjen e automjeteve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për sigurimin e informacionit në lidhje me klientët;
- Përgjegjës për kërkimin e informacioneve rreth klienteve të cilët kanë precedente penale;
- Janë gjithmonë vigjelent dhe hetues për llojet e mashtrimeve të brëndëshme ose të jashtme financiare dhe operacionale;
- I vjen në ndihmë mbledhësit të borxheve, veçanërisht në rastet e procesit të rimarrjes së makinave;
- Monitorimi dhe kontrolli i hyrje – daljeve në ndërtese si dhe monitorimi i portave të automjeteve;
- Përgjegjës për vprimtarinë ligjor në mbrojtje të drejtpërdrejtë të jetës ose pronës;
- Majtja e shënimeve të sakta të dukurive të pazakonshme;
- Raportim në detaje të çdo incidenti të dyshimtë.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Te kete perfunduar arsimin e larte;
- Eksperiencë të mëparshme si Punonjës Shërbimi të Sigurisë Fizike ;
- Aftësi në përdorimin e sistemeve të alarmit dhe paisjeve të emergjencës;
- Njohuri shumë të mira të njohjes së proçedurave dhe protokolleve të sigurisë publike;
- Aftësi në mbikqyrjen dhe i orientuar drejt detajeve;
- Të ketë integritet dhe profesionalizëm.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.
Add Comment