Partner.al kërkon një Specialist/e Marketingu në Tiranë, për një klient me eksperiencë 13 vjecare në prodhimin dhe distribucionin e pijeve energjike dhe freskuese .

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Jep suportin e tij në rishikimin e procedurës marketing mbi bazën e eksperiencës së përditshme ne përputhje me kerkesat e departamentit dhe  kompanisë;
  • Do të jetë pjesë e grupit për hartimin dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu, i cili detajon aktivitetet e vitit që perkojnë me objektivat e miratuara të kompanisë ose klientit;
  • Kryen studime tregu dhe konkurence sipas planeve strategjike që kompania ka dhe direktivave që merr nga drejtuesit;
  • Ndihmon në përgatitjen e strategjisë për targetimin e klientëve ekzistues dhe të rinj, si dhe hartimin e planit të punës për fushatat e marketingut tek ta në raport me interesat dhe profilin;
  • Zbaton planin e veprimit dhe skedulet për të identifikuar targete specifike/klientë të rinj dhe zhvillon mënyren e kontaktit me ta;
  • Ruan dhe rifreskon të dhënat e klientëve të rinj dhe ekzistues në Regjistrin e Klientëve të Kompanisë;
  • Përgatit dhe zbaton strategjinë e komunikimit për mediat online sipas një kalendari të përcaktuar dhe bën monitorimin periodik të ecurisë;
  • Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brenda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
  • Manaxhimi i website të kompanisë dhe çdo fushatë apo materiali promocional që kompania ka;
  • Përgatit dhe dorëzon raporte javore dhe mujore periodike në lidhje me efektivitetin e fushatave por edhe mbi planin e punës personale;
  • Detyra të tjera që i caktohen.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Eksperiencë në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet (e preferueshme në fushën informatike);
  • Diplomë në Marketing/Administrim Biznesi apo profile të ngjashme;
  • Kualifikime dhe trajnime në fushën e Marketingut;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi ,ndërtimi i marrëdhënieve të sukseshme me klientët;
  • Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime;
  • I dedikuar, pozitiv dhe punetor;
  • Të jetë fleksibel kur është e nevojshme;

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment