Partner.al kërkon një Inxhinier Prodhimi, për një klient i cili operon në projektimin/ prodhimin e produkteve promocionale dhe reklamave.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Supervizon prodhimin në të gjitha proceset;
- Menaxhon rreth 20 punonjës prodhim;
- Asiston dhe jep ide për produktet që në fazën e projektimit;
- Garanton zbatimin e saktë të skicave apo skedave të prodhimit;
- Ndan planet e punës për secalin sektor në prodhim sipas specialitetit;
- Kontrollon cilësinë e produkteve në secilin proces, si dhe në përfundim të asamblimit final;
- Kujdeset që produkti final të jetë teknikisht i saktë dhe vizualisht i përshtatshëm;
- Bashkëpunon me inxhinierin projektues për mënyrat e realizimit/ prodhimit të produkteve;
- Raporton për ecurinë e prodhimit në bazë javore ose sipas kërkesës;
- Kujdeset për pajisjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshem për daljen në qarkullim të mjeteve në ngarkim të tij.
Kualifikimet e këruara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar studimet master në profil Inxhinieri Mekanike, Mekatronike, Inxhineri Strukturash;
- Të ketë eksperiencë në supervizim prodhimi konstruksionesh të ndryshme, apo ndjekje/ zbatim projektesh;
- Aftësi shumë të mira komunikimi, supervizimi;
- Aftësi shumë të mira në menaxhim stafi dhe krijim ekipesh pune;
- Aftesi shume të mira në përdorimin e paketes Office dhe programeve AutoCad 2D, SolidWorks;
- Aftësi të menaxhimit të kohës dhe probematikave të punës.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment