Partner.al kërkon një Menaxher/e Promocioni në Tiranë, për një klient i cili operon në projektimin/ prodhimin e produkteve promocionale dhe reklamave. 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgjegjës për kontaktimin në menyrë të drejtpërdrejtë me klientët për prezantimin e kompanisë dhe produktet/shërbimet që ajo ofron;
  • Përgjegjës për prezantimin e kompanisë dhe produkteve/shërbimeve që ajo ofron sipas standarteve që kompania kërkon;
  • Orienton sa më mirë klientët e interesuar për produktet/shërbimet që kompania ofron;
  • Mbledh feedback të detajuar nga klientët mbi produktet/shërbimet që kompania ofron;
  • Mbledh ankesat e ndryshme që vijnë nga klientet dhe ti reklamojë ato sipas procedurës së parashikuar;
  • Njeh dhe reklamon në nivel shumë të mirë produktet/shërbimet që kompania ofron;
  •  Informon në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas;
  •  Çdo detyrë tjetër në lidhje me funksionet e tij të caktuar nga eprorët e drejtëpërdrejtë;

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta;
  • Të ketë minimumi 1 vit përvojë pune në promocion;
  • Njohuri në perdorimin e Paketës Office;
  •  Aftësi komunikimi dhe menaxheriale;
  •  Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Të gjithë  kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment