Partner.al kërkon një Category Manager në Tiranë, për një klient me 25 vite eksperiencë në prodhimin dhe distribucionin e produkteve ushqimore.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zgjedh dhe zbaton strategjinë për kategorinë sipas politikës së kompanisë;
  • Rendit dhe studion linjat e plota të produkteve, duke i njohur shumë mirë ato;
  •  Negocion për kosto më të favorshme të produkteve dhe siguron që furnizuesit  të kenë çmimet më të lira në treg;
  • Analizon konkurrencën në treg dhe gamën e produkteve sipas kategorive;
  •  Organizon aktivitete promovuese në bashkëpunim me furnizuesit për planin promovues;
  •  Implementon planin promovues në bashkëpunim me departamentin e marketingut dhe shitjeve;
  •  Referuar buxheti të kompanisë përgatit planin e punës për kategorinë;
  •  I kushton vëmendje planit të organizimit të produkteve në raftet;
  •  Bashkëvepron me furnizuesit për të siguruar disponueshmërinë e produkteve, planifikimin e shpërndarjes dhe për të zgjidhur problemet me çmimet ose ndonjë çështje tjetër;
  • Zhvillon dhe zbaton planet e biznesit për furnitorët dhe përcakton objektiva specifikë për performancën e furnitorëve;
  • Harton të gjitha termat e kontratës dhe i shpërndan në departamentet përkatëse (p.sh. Departamenti i Financave – termat e pagesës, shpërblimet, etj), Logjistika- kushtet e shpërndarjes; Marketingu-planet promovuese etj;
  • Punon me menaxherët e departamentit të shitjes HoReCa për tu azhurnuar në lidhje me trendet dhe nevojat e dyqaneve;
  • Analizon raporte për të përcaktuar shitjet përmes tarifave dhe marrë vendimin e duhur për kategorinë;
  • Përgjegjës për të gjitha dokumentet dhe regjistrimet që i përkasin kategorisë.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar studimet master në degët, Administrim Biznesi / Marketingu ose Financa;
  • Të paktën 3 vjet përvojë pune në pozicion të ngjashëm;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programit Microsoft Office;
  •  Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese;
  • Aftësi për t’u njohur me shpejtësi në situata të reja;
  • Aftësia për të ruajtur konfidencialitetin.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.

Add Comment