Partner.al kërkon një Koordinator Shitjesh në Tiranë, për një klient i cili operon në projektimin/ prodhimin e produkteve promocionale dhe reklamave.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgjegjës për shitjet dhe zhvillimin e aktiviteteve të biznesit;
  •  Përgatit dhe zbaton planin strategjik për të arritur objektivat e shitjeve dhe për të zgjeruar portofolin e klientëve;
  •  Vlerëson dhe raporton mbi zhvillimet dhe ndryshimet e tregut;
  •  Krijon marrëdhënie afatgjata me klientë dhe partnerë të rinj;
  • Përgjegjës për marrjen e porosisë nga klienti duke asistuar në matjen dhe planifikimin e produktit promocional;
  • Mirëmban marrëdheniet me klientet ekzistues;
  •  Harton dhe zbaton procesin e shitjes dhe strategjisë së marketingut për pjesën e tregut që mbulon;
  • Arrin objektivat mujore të përcaktuara nga kompania.
  • Zbaton politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.
  •  Identifikon dhe zgjidh në kohë shqetësimet e klientëve.
  •  Raporton në mënyrë të vazhdueshme tek administratori i kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta (e preferueshme në Inxhineri Mekanike) ;
  •  Përvojë e mëparshme në menaxhim shitjesh B2B, përbën
    avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyera për të prezantuar specifikat e dallueshme të produkteve dhe shërbimeve;
  •  Aftësi shumë të mira organizative dhe zgjidhje problematikash;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e MC.Office dhe AutoCad;
  • Të disponojë leje drejtimi të kategorisë B.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment