Partner.al kërkon një Specialist Shitjesh në Tiranë, për një klient i cili operon në projektimin/ prodhimin e produkteve promocionale dhe reklamave.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Organizon takime dhe prezanton kompaninë tek klientët potencial;
  • Identifikon nevojat e klientit dhe prezanton në menyrë profesionale produktet që kompania tregton;
  • Merr porositë tek klientët dhe menaxhon proceset e punës për kryerjen e çdo shërbimi të kërkuar nga klientët;
  • Eshtë përgjegjës për shitje direkt të shërbimeve dhe produkteve qe kompania ofron;
  • Përgatit planin ditor dhe raporton tek koordinatori i tij;
  • Zbaton politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë;
  •  Identifikon dhe zgjidh në kohë shqetësimet e klientëve;
  •  Raporton në mënyrë të vazhdueshme tek administratori i kompanisë;

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta (e preferueshme në Inxhineri Mekanike) ;
  •  Përvojë e mëparshme në menaxhim shitjesh, përbën
    avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyera për të prezantuar specifikat e dallueshme të produkteve dhe shërbimeve;
  •  Aftësi shumë të mira organizative dhe zgjidhje problematikash;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e MC.Office dhe AutoCad;
  • Të disponojë leje drejtimi të kategorisë B.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment