Partner.al kërkon një Ekonomist/e në Tiranë për një klient, i cili operon në fushën e tregtimit, shitjes me shumicë dhe pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjëse për regjistrimin e faturave të blerjeve, importeve, shpenzimeve të brendshme dhe shitjeve në Programin Financiar;
- Përditëson sistemet e brendshme me të dhëna financiare;
- Përcaktimi i kostove reale të blerjeve dhe vendosja e cmimeve mbi produktet;
- Regjistrimi i veprimtarive të magazinës, rakordimi në lidhje me lëvizjet e artikujve, materialeve dhe inventarit;
- Regjistron depozitat dhe pagesat bankare;
- Ndjek dhe monitoron marrëdhenien me klientet dhe furnitorët e kompanisë dhe kryen rakordimet në mënyrë periodike;
- Kontrollon te ardhurat dhe shpenzimet e kompanisë;
- Përgatit në mënyrë periodike raportet financiare për kompaninë;
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë mbaruar studimet universitare për Financë Kontabilitet;
- Eksperiencë pune 2 vite në profil të ngjashem;
- Njohuri të mira të paketës MS Office;
- Njohuri mbi programet financiare Financa 5;
- Aftësi kalkuluese dhe analitike të mira;
- Etikë pune dhe përpikmëri.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment