Partner.al kërkon një Menaxher/e Zyre në Tiranë, për një klient i cili operon në fushën e trajtimeve estetike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhon operacionet ditore të sallonit, përfshirë procedurat e hapjes dhe mbylljes, si dhe oraret/turnet e stafit në varësi.
- Mbikqyr sjelljen e stafit dhe ruan komunikimin me klientet;
- Menaxhon çdo ditë rezervimet dhe oraret për klintet;
- Hedh të dhënave në programin excel të çdo shërbimi të klienteve, mungesat e stafit,hyrjet dhe daljet e produkteve;
- Bën porositë e produkteve që mbarojnë.
- Mirëmban raportet e shitjeve, inventarit dhe bën mbylljet mujore të qëndrës (shërbime, shpenzime);
- Bën deklarimet e stafit në sistem dhe përgatit listpagesat;
- Bën mbylljet e ditës dhe rakordimiet e gjëndjes së arkës;
- Përditson dokumentacionin ligjor të qëndrës sipas nevojës (libra shitje, fatura tvsh, plotesimi i librezave të punës etj;
- Kujdeset për social media duke qënë aktive çdo ditë;
- Detyra të tjera të kerkuara nga punedhenesi;
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë kryer arsimin e lartë;
- Eksperienca në punë të ngjashme përben avantazh;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuha e dytë përbën avantazh;
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office;
- Aftësi shumë të mira komunikimi koordinimi dhe menaxhimi;
- Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës;
- Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti dhe korrektësia;
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.
Add Comment