Partner.al kërkon një Specialist Auditues Financiar në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit te pllakave, parketeve dhe hidrosanitareve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Analizon çdo departament të kompanisë, veçanërisht Departamentin e Financës;
- Kontrollon, verifikon dhe vlerëson veprimtaritë e departamenteve/filialeve & punën individuale të punonjësve të shoqërisë për të përcaktuar përputhshmërinë me rregulloret, standartet, proçedurat dhe politikat e kompanisë;
- Zhvillon dhe menaxhon sistemin e informatizuar të regjistrimit dhe raportimit të auditit të brendshëm;
- Kryen kontrolle dhe verifikime të procedurave të ndjekura gjatë proceseve të punës , përpilon raportet përkatëse dhe bën sugjerime;
- Bashkërendon dhe menaxhon angazhimin e departamenteve apo punonjësve përkatës në procesin e kryerjes së auditimit të brendshëm;
- Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat e siguruara gjatë proçesit të auditimit dhe përpilon raporte informative për drejtuesit e kompanisë;
- Ndjek dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të auditimeve të mëparshme, të miratuara nga drejtuesit.
Kualifikimet e këruara për pozicionin:
- Diplome Universitare e Fakultetit Ekonomik, preferohet dega Financë -Kontabilitet;
- Preferohet të kenë eksperiencë pune në sektore të ngjashem, në
fushën e Retail; - Njohës shume i/e mirë i legjislacionit financiar/tatimor;
- Aftësi të spikatura analitike dhe raportimi;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup;
- Përdorues shumë i/e mirë i programeve financiare dhe MS Office.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment