Partner.al kërkon një Drejtor Operacional në Tiranë, për një kompani e cila operon në platformën e mësimdhënies online.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e strukturës online të mësimdhenies;
- Përgjegjës për drejtimin e stafit, ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për gjithësecilin;
- Përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e aktiviteteve në fushën e mësimdhënies, konsulencës, dhe regjistrimit të video mësimore;
- Përgjegjës për monitorimin dhe zbatimit e të gjitha aktiviteteve të planifikuara duke respektuar afatet kohore dhe buxhetin;
- Përgatit raporte periodike (raporte progresi dhe financiare) si dhe menaxhon kontratat me palët e treta të kompanisë;
- Raporton pranë bordit drejtues në lidhje me aspektet menaxhuese, teknike dhe administrative të proçesit të punës;
- Monitoron progresin e punës, analizon situatat, identifikon problemet që mund të lindin duke ndërmarrë masat e duhura;
- Kryen analizën dhe menaxhimin e riskut;
- Delegon detyrat dhe përgjegjësitë tek stafi që drejton;
- Siguron që standartet dhe nevojat për zbatimin e projekteve të jenë plotësuar;
- Detyra dhe përgjegjësi të tjera që i delegohen nga bordi drejtues.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe organizative;
- Të ketë njohuri mbi rregulloret e fushës së mësimdhënies;
- Të jetë i apasionuar për motion graphic, technology , dhe e-learning;
- Njohuri të dëshmuara për matjet e vlerësimit të performancës në një mjedis pune;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese ndërpersonale në të shkruara dhe të folur;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës Anglisht (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh);
- Eksperiencë pune minimumi 5 vjet në fusha të ngjashme;
- Njohuri të mira në fushën e teknologjisë.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment