Partner.al kërkon një Këshilltar/e IT në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e mikrofinancimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të ofrojë këshilla strategjike dhe rekomandime në përdorimin e teknologjisë për të arritur qëllimet dhe objektivat e institucionit;
- Të monitorojë dhe ofrojë këshilla mbi iniciativat në departamentin e IT dhe të bashkëpunojë me stafin e brendshëm teknik;
- Të ofrojë këshilla mbi blerjen e pajisjeve hardware dhe sistemeve software të përshtatshme sipas kërkesave të institucionit;
- Të monitorojë sistemet dhe rrjetin kompjuterik në institucion;
- Të monitorojë zbatimin e masave të sigurisë së informacionit në departamentin e IT;
- Të kujdeset për sistemet e sigurisë së të dhënave, si antivirus, etj;
- Të rekomandojë përditësimin e infrastrukturës së IT- së me teknologjitë e reja dhe të përparuara.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë përfunduar arsim e lartë në fushën e teknologjisë së informacionit;
- Të ketë eksperiencë mbi 10 vjet në fushën e teknologjisë së informacionit, programimit në institucione financiare (microfinancë, bankë);
- Njohuri të përgjithshme në përdorimin e sistemeve të operimit si LINUX, Windows Server 2012, SQL server 2012/2014 dhe Oracle, etj;
- Njohuri të përgjithshme në teknologjitë e rrjetit si LAN, MAN, WAN, router, switches, etj;
- Njohuri të mira në gjuhët e programimit C ++, C #, Java, PHP, NET ose Python;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
- Kualifikime të tjera në fushën e teknologjisë së informacionit, çertifikim ITIL ose COBIT e preferuar;
- Preferohet të kenë eksperiencë pune në sektorë të ngjashëm, në sistemin bankar e financiar;
- Preferohet të kenë leje për drejtim automjeti;
- Të mos jenë larguar nga puna për masa disiplinore.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.
Add Comment