Partner.al kërkon një Specialist/e i Riskut Operacional në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e mikrofinancimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për të kontrolluar, mbledhjen, përpunimin, administrimin dhe vlerësimin e ngjarjeve të lidhura me Riskun Operacional;
- Përgjegjës për kryerjen e të gjithë proçeseve që lidhen me Riskun Operacional;
- Të llogarisë dhe të monitorojë limitet e KRI-ve;
- Përgjegjës për njohjen dhe përpilimin e raporteve të vetëvlersimit;
- Identifikon, monitoron dhe kontrollon të gjitha proçeset që lidhen me Riskun Operacional;
- Përgjegjës për përpilimin dhe raportimin e të gjitha raporteve që lidhen me Riskun Operacional.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë kryer arsimin e lartë, profili Ekonomik (preferohet Financë-Bankë);
- Eksperiencë të ngjashme në kuadrin e Riskut Operacional në sektorin bankar përbën avantazh;
- Përdorues shumë i/e mirë të paketës MS Office dhe Programeve financiare;
- Të ketë njohuri të përgjithshme lidhur me aktivitetin e institucioneve financiare;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi shumë të mira analitike;
- Aftësi shumë të mira komunikimi, bashkëpunimi me njësitë raportuese në qëndër dhe në degë.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.
Add Comment