Partner.al kërkon një Agjent Shitjesh X-Van në Tiranë, për një klient me 10 vite eksperiencë në fushën e distribucionit.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgjegjës për menaxhimin e një zone të caktuar dhe ndjekja e marrëdhënieve me klientët;
  • Viziton çdo pikë shitje sipas programit ditor;
  • Kontrollon gjendjen e stokut në çdo pikë që viziton;
  • Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me të gjitha departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti;
  • Të njohë në mënyrë të shkëlqyer produktet e kompanisë, si dhe produktet e konkurentëve;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe indentifikimin e klientëve të rinj;
  • Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
  • Përgjegjës për ndjekjen e proceseve të punës si përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me objektivat e përcaktuara nga kompania;
  • Përgjegjës për ndjekjen e debive në zonën që mbulon;
  • Përgjegjës për implementimin e standarteve Merchandising sipas standarteve të përcaktuara nga kompania;
  • Të gjejë vendet e duhura për mjetet publicitare dhe të kujdeset deri në fund personalisht për vendosjen në rregull të tyre;
  • Të zbatojë me përpikmëri dhe brenda afatit kohor të kërkuar, të realizimit të detyrave dhe zgjidhjes së problemeve të përcaktuar nga eprori;
  • Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit;

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Minimumi një vit eksperiencë pune në profil të ngjashëm;
  • Njohje shumë të mirë të zonave të ndryshme të Tiranës;
  • Të zotërojë leje drejtimi automjeti (klasi B);
  •  Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Te jetë i gatshëm për të punuar jashtë orarit, nëse do të jetë e nevojshme;
  •  Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.

Add Comment