Partner.al kërkon një Arkëtare në Tiranë, për një klient i cili operon prej 20 vitesh në fushën e distribucionit në industrinë e FMCG.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjëse për arkëtimin ditor të klientëve dhe agjentëve të shitjes;
- Përgjegjëse për përpilimin e dokumentave përkatëse të arkës dhe menaxhimi i detyrimeve të klientëve;
- Përditëson sistemet e brendshme me të dhëna financiare dhe databazën e kompanisë;
- Dorëzon fondin e arkës në fund të ditës dhe kryen rakordimin me përgjegjësin.
- Kryen detyra të tjera në Departamentin e Financës.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë mbaruar studimet universitare për Financë Kontabilitet;
- Eksperiencë pune minimumi 1 vite në profil të ngjashëm;
- Të ketë njohuri bazë të procedurës së shitjes (faturë tvsh, kasë fiskale)
- Njohuri të mira të paketës MS Office dhe programeve financiare;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Aftësi të mira kalkuluese dhe analitike;
- Etikë pune dhe përpikmëri.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment