Partner.al kërkon një Koordinatore Zyre në Tiranë, për një kompani, e cila operon në shitjen me pakicë të veshjeve për brande ndërkombëtar, në qëndrën tregtare TEG.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Merr pjesë në koordinimin e proceseve të punës;
  • Asiston në përgatitjen, formatimin dhe zhvillimin e dokumentave të ndryshme të kompanisë;
  • Mirëmban dhe arshivon sistemin e dosjeve, korespodencave, etj;
  • Koordinon takimet, intervistat dhe komunikimet midis pëgjegjësve dhe punonjësve;
  • Merr pjesë në hartimin dhe përgatitjen e raporteve dhe informacioneve të ndryshme;
  • Raporton te administratori në mënyrë të detajuar ecurinë e punës ditore;
  • Detyra të tjera të cilat mund ti caktohen.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohet dega Administrim Biznes;
  • Mbi 1 vit eksperiencë pune të ngjashme, përben avantazh;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuha e dytë përbën avantazh;
  • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi;
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti dhe korrektësia;

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.

Add Comment